Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident me vdekje në Fier/ Motori del nga rruga, humb jetën 64-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Aksident me vdekje në Fier/ Motori del nga rruga, humb jetën
Aksident me vdekje në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor "Fier-Pishporo" ku një 64-vjeçar ka ndërruar jetë.

Policia njofton se 64-vjeçari ishte duke drejtuar me shpejtësi një motor pa targa ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.  Si pasojë shtetasi Ll. D., ka ndërruar jetë në vend.

Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor "Fier-Pishporo", shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D.. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.” – njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese