Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident me vdekje në Durrës, vdes 16-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb

Aksident me vdekje në Durrës, vdes 16-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Hamallaj të Durrësit. Një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një përplasje mes dy makinash rreth orës 15:40. 

Uniformat blu bëjnë me dije se gjithashtu është dëmtuar rëndë shtetasi E.K, i cili ndodhej në të njëtin mjet me viktimën. 

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese