Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin pasditen e kësaj të premte ku tre makina që udhëtonin në drejtime të ndryshme janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit i quajtur “Guri i Kuq” ndërsa dy persona janë raportuar të plagosur.
Burrë e grua kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes të cilët janë nisur me urgjencë drejt qendrës spitalore për të marrë ndihmën e mjekut. Gjendja e tyre raportohet jashtë rreziku për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa burime për media kanë bërë me dije se shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia e lartë e njërit prej automjeteve.
Sondazh
Poll