Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i trefishtë në Kaninë! Furgoni dhe një automjet shkrumbohen nga flakët, humb jetën një 40-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i trefishtë në Kaninë! Furgoni dhe një automjet
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bypass-in e Kaninës, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që një furgon dhe një automjet të përfshihen nga flakët dhe të digjen plotësisht.

Ndërkohë, në një automjet tjetër tip BMW ka mbetur i bllokuar një person rreth 40 vjeç, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje.

Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe deformimit të mjetit si pasojë e përplasjes, trupi i viktimës ndodhet ende brenda automjetit. Ekipet zjarrfikëse po punojnë për prerjen e llamarinave dhe nxjerrjen e trupit.

Situata paraqitet tepër e rëndë, ndërsa autoritetet po vijojnë punën në vendngjarje. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese