
Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur këtë të enjte në rrugën e Elbasanit rreth orës 16:20 , pranë Ambasadës Amerikane. Shtetasi me iniciale R. T ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dal nga rruga dhe fillimisht ka goditur shtetasin me iniciale E. E, 63 vjeç i cili ishte duke lëvizur me biçikletë dhe një këmbësore 18-vjeçare me iniciale V. S dhe më pas është përplasur me murin rrethues.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca për të zbuluar më shumë detaje rreth kësaj ngjarje. Nga pamjet shihet se automjeti ka pësuar mjaft dëme materiale, ndërsa mësohet se të dy personat janë dërguar menjëherë në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.01.2025, rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht shtetasin E. E., rreth 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë dhe shtetasen V. S., rreth 18 vjeçe, këmbësore, e më pas u përplas me murin rrethues të një ndërtese (seli diplomatike).
Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.