Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë/ I riu humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në vend

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Vlorë/ I riu humb kontrollin e motorit,
Foto ilustruese

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në orët e para të mengjesit të kësaj të diele.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe në Vlorë, ku i riu me inicialet F.R., ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është rrëzuar. Për pasojë ka humbur jetën në vend.

“Rreth orës 03:15, në fshatin Babicë e Madhe, shtetasi F. R., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje.” – njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese