Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim lidhur me aksidentin e shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin e vjetër, Vlorë-Fier në zonën e Bestrovës.
Blute bëjnë me dije se rreth orës 20:50, një 31-vjeçar në gjendje të dehur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij tip “Porsche” dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi K.L, 31 vjeç dhe pasagjerët shtetasit O. Ç., 32 vjeç, dhe A. A., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:50, në aksin rrugor Vlorë-Fier, pranë fshatit Bestrovë, shtetasi K. L., 31 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K. L., si dhe pasagjerët, shtetasit O. Ç., 32 vjeç, dhe A. A., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.