
Foto ilustruese
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Darragjat të Shkodrës. Motorri është përplasur me një automjet, ndërsa mësohet se drejtuesi i motorrit është dëmtuar rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.
Fatkeqësisht pas plagëve të marra, Paulin Pashuku, 45-vjeç mësohet të ketë humbur jetën, pasi nuk ka mundur t’i përballojë plagëve.
Gjithashtu, policia ka bërë me dije se drejtuesi i automjetit i quajtur Xhovan Palaj, 31 vjeç është arrestuar dhe po procedohet penalisht. Ndërsa mbi të ka rënë akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.”
Sondazh
Poll