Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë ku janë përfshirë një mjet policie dhe një kamion.
Një furgon i policisë së burgjeve i cili po transportonte punonjës drejt burgut të Pojskës, është përplasur me një kamion. Si pasojë e përplasjes, kamioni ka përfunduar në kanal.
Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i furgonit të policisë së burgjeve, ndërsa të tjerët që ndodheshin në furgon kanë shpëtuar pa dëmtime.
Shkak i aksidentit dyshohet se është lagështira në rrugë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Në aksin rrugor “Librazhd-Qaf Thanë”, automjeti i IEVP-së (në të cilin udhëtonte personeli), me drejtues shtetasin A. S., 57 vjeç, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin malazez N. P., 33 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi A. S., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, - thuhet në njoftimin e policisë.