Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje
 

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari ka ndodhur pasditen e kësaj të premte. Aksidenti ka ndodhur në autostradën aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, ku një makinë tip “Ford” goditi këmbësorin Hasan Selimi, banues ne Savër.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Efektivët kanë shoqëruar në komisariat 65-vjeçarin, ndërsa fillimisht dyshohet se viktima i ka prerë rrugën automjetit në autostradë.

Polcia:

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese