Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në në aksin rrugor “Fier-Vajkan” ku ka mbetur i plagosur rëndë një shtetas.
Shtetasi M.Ç., ka përplasur me makinë një 21-vjeçar i cili ishte duke udhëtuar me mororr. Për pasojë drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:25, në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, shtetasi M. Ç., duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.
Si pasojë e përplasjes 21-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.