
Pamje nga vendi i ngjarjes
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, në zonën e ish-kënetës.
Burime për mediat bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë përfunduar të dyja në një kanal anash rrugës.
Raportohet se të plagosur kanë mbetur shtatë persona, mes tyre pesë fëmijë. Të gjithë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë paraprakisht bëhet me dije se një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sondazh
Poll