Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në Durrës, ku si pasojë e një aksidenti automobilistik ka ndërruar jetë një i moshuar.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Plepa-Shkozet, ku një makinë ka përplasur shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, i cili ka qenë duke kaluar rrugën.

Policia bën me dije se i moshuari nuk u ka mbijetuar plagëve të marra duke gjetur vdekjen në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit, teksa vijon puna intensive për identifikim dhe kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K,  ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive  për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese