Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Berat, motorristi përplas turisten, përfundojnë të dy tek Trauma

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Berat, motorristi përplas turisten,
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Beratit, ku një motorr ka përplasur turisten nga Nepali.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Varur” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit dhe turistja janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Motorri me targa BP 293 ka qenë duke lëvizur nga ulliri në drejtim të Urës së Goricës, teksa ka goditur turisten nga Nepali, e cila po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, e shoqëruar nga disa turistë të tjerë.

Përplasja ka qenë aq e fortë saqë turistja dhe drejtuesi i motorit ,E.Z,20-vjeç, janë përplasur në asfalt,të plagosur rëndë.

Ata janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.

Forcat policore kanë ndodhen në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese