
Foto ilusturuese
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat-Duhanas, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Bratit, ku menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen shëndoshë e mirë të shoferit, i quajur Adnand Çala.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Sondazh
Poll