Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTOLAJM/ Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, kamioni shtyp makinën që tentoi të parakalonte

Shkruar nga Newsbomb

FOTOLAJM/ Aksident i rëndë në autostradën

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se një automjet ka tentuar të parakalojë me shpejtësi, por ka përfunduar duke u përplasur në anë të rrugës.

Raportohet se makina në parakalim është prekur me një kamion, i cili i ka përplasur në trafikndarëse.

Nga informacionet paraprake mësohet se fatmirësisht nuk asnjë person të lënduar. Si pasojë e aksidentit është shkaktuar bllokim i rëndë i qarkullimit në rrugë, duke krijuar radhë kilometrike të automjeteve.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje po punon për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e trafikut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese