Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Levan-Tepelenë, dërgohen në spital çifti i bashkëshortëve

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në autostradën Levan-Tepelenë,
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (14 janar) në autostradën Levan-Tepelenë ku si pasojë  e kësaj përplasjeje kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh.

Burimet për media bëjnë me dije se kjo përplasje ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit” dhe automjeti që  çifti po udhëtonte drejtë Tepelenës, ka goditur nga mbrapa një automjet të tonazhit të rëndë, i cili kishte ndaluar për shkak të një defekti në motor.

Si pasojë e kësaj përplasje të plagosur rëndë kanë mbetur dhe çifti i bashkëshortëve. Çifti është dërguar në qendrën spitalore të Fratarit, e cila ndodhet 500 m larg vendit ku aksidenti ka ndodhur.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese