
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, ku është gjetur i pajetë një person.
Bëhet me dije se është gjetur i pajetë shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë. Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.
Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po këqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.
Kavajë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.
Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.