
Pamje nga aksidenti
Një aksident me pasojë vdekjen e një 47-vjeçari nga Tirana ka ndodhur në Athinë.
Shqiptari Gentian Kamberi mësohet se drejtonte taksinë me targë TAB-3674 kur është përplasur me mjetin me targë ITK-9340 që drejtohej nga 22-vjecarja greke Ekaterina Caci.
Përplasja ka rezultuar fatale për shqiptarin ndërsa e plagosur ka mbetur drejtuesja e mjetit tjetër dhe dy pasagjere.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkqet dhe rrethanat e aksidentit.
Sondazh
Poll