Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina përplaset me barrierat e rrugës

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina
Pamje nga aksidenti

Një aksident është rëgjistruar pak pas mesantës në aksin nacional Lushnjë-Berat.

Një automjet tip “Golf 7” ka dalë nga rruga pranë kryqëzimit të fshatit Qerret. Për pasojë është përplasur me bankinat anësore të rrugës, të cilat depërtuan mjetin në brendësi.

Nga përplasja ka mbetur i lënduar shoferi i mjetit i cili është transportuar drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e parë, ku sipas mjekëve gjendja e tij është e mirë me pak dëmtime të lehta.

Vendi ku ndodhi aksidenti është një njollë e zezë në këtë aks rrugor ku ka pasur aksidente të shumta me pasojë vdekjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese