Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Ersekë, pranë fshatit Kamenicë, ku janë përfshirë tre automjete.
Fillimisht, dy prej mjeteve janë përplasur mes tyre, ndërsa më pas një automjet i tretë ka qenë pjesë e incidentit, duke shkaktuar dëmtimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve.
Në vendngjarje, forcat e policisë po kryejnë hetime për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident. Gjendja e të dëmtuarit ende nuk dihet, ndërsa trafiku në zonë është vështirësuar përkohësisht.
Sondazh
Poll