Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në afërsi të Niklës, një person në gjendje të rëndë, transportohet me urgjencë në Spitalin e Traumës

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në afërsi të Niklës, një
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz. Burime për mediat bëjnë me dije se në afërsi të fshatit Nikël një automjet ka përplasur një shtetas i cili ishte duke qarkulluar me motor.

Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili me urgjencë është nisur drejt spitalit të Traumës.

Fatkeqësisht sipas informacioneve paraprake ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje pritet një reagim zyrtar nga policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese