
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Burime për mediat bëjnë me dije se një 16-vjeçar është aksidentuar nga një mjet me drejtues shtetasin P.G.
Menjëherë adoleshenti është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, automjeti me drejtues shtetasin P. G., ka përplasur një këmbësor rreth 16-vjeç, i cili u transportua në spitalin rajonal të Lezhës, ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.