
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen nr.13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se automjeti me drejtues shtetasin R.L, 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T.Ç, 49 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes 37-vjeçari, ndërsa 49-vjeçarja dhe pasagjerja në automjetin e saj kanë mbetur të plagosura.
“Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën "Martin Camaj", automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe.
Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftimi i policisë.