
Një aksident me pasojë plagosjen e një 84-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në Laç. Mësohet se i riu 28-vjeçar me inicialet Z.P., ka përplasur me makinë të moshuarin me inicialet N.Sh.
I plagosuri është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa policia ka shoqëruar shoferin. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 16:20, në qytetin e Laçit, automjeti që drejtohej nga shtetasi Z. P., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. Sh., 84 vjeç, që lëviste në këmbë.
Si pasojë e përplasjes, 84-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Me drejtuesin e automjetit, shtetasin Z. P., po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.