Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Plepave në Durrës.
Katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për rrjedhojë janë plagosur 9 persona. Në mesin e tyre janë edhe 4 fëmijë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulancat, të cilat kanë transportuar të lënduarit për në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sondazh
Poll