Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Akrepat shkojnë 60 minuta para! Ja kur rikthehet ora verore

Shkruar nga Newsbomb
Akrepat shkojnë 60 minuta para! Ja kur rikthehet ora verore
Foto ilustruese

Me ardhjen e pranverës ndodh edhe ndryshimi i orës. Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars, akrepat e orës shkojnë 60 minuta para.

Ndryshimi do të bëhet në orën 02:00, kur akrepat do të kapërcejnë direkt në 03:00. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë. Ndërkohë, orët që kërkojnë ndërhyrje manuale duhet të zhvendosen me një orë përpara, nga ora 2:00 deri në 3:00. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë.

Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit ku akrepat do të ndryshojnë sërish 60 minuta. Ndryshimi i orës i cili realizohet çdo pranverë konsiston për shtatë muaj në kursimin e sasive të mëdha të energjisë, konkretisht e barabartë me 643.000.000 kilovat/orë, e përkthyer në aspektin ekonomik, me kuotën e 93 milionë eurove.

Rregulli i ndryshimit të orës është vendosur që në shekullin e tetëmbëdhjetë, ku i pari ka qenë Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë se me realizimin e tij, do të kursehej shumë energji.

Ndërsa një shekull më vonë (në vitin 1907), teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve e cila i dha dritën e gjelbër projektit “British Summer Time”, i cili përfshinte lëvizjen e akrepave të orës përpara gjatë verës.

Shumë vende e pasuan Britaninë e madhe në këtë hap, veçanërisht në kohë lufte, kur ruajtja e energjisë ishte me të vërtetë një prioritet. Ndërsa miratimi përfundimtar i kësaj mase për të gjitha vendet, konsiston në vitin 1966, i cili përkoi me krizën e energjisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese