Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aida Hajnaj përjashtohet nga gara për kreun e BKH, SPAK: Nuk dorëzoi dokumentet e kërkuara në kohën e caktuar; Prokuroria pritet të rihapë garën

Shkruar nga Newsbomb
Aida Hajnaj përjashtohet nga gara për kreun e BKH, SPAK: Nuk
Aida Hajnar

Aida Hajnaj nuk do të rikandidojë për postin e kryetares së Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime për mediat bëjnë me dije se Hajnaj është përjashtuar nga rikandidimi pasi nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes deri më 7 maj.

Ndërkohë që SPAK, pritet të rihapë garën për kandidaturat e tjera të cilët do t’i nënshtrohen disa procedurave.

Procesi i emërimit  të kreut të BKH-së do të kryhet duke kaluar në 7 faza, të cilat janë: testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i aseteve dhe testi i poligrafit.

"Znj. Hajnaj nuk do t’i nënshtrohet procedurës së riemërimit, pavarësisht shfaqjes së interesit për një mandat të dytë, pasi Znj. Hajnaj nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes (7 maj). Mosdorëzimi i dokumentacionit mbyll procedurën e mëtejshme te riemërimit", thuhet në njoftim.

Kujtojmë se vetë Aida Hajnaj shprehu në mars të këtij viti interesin për një tjetër mandat 5-vjeçar në krye të BKH-së, pasi më 31 gusht përfundon mandati i drejtorit aktual të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Aida Hajnaj u emërua si drejtorja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me më 30 korrik të vitit 2020. Deri në ato momente ajo mbante pozicionin e zëvendësdrejtores së Policisë së Shtetit, funksion që mbante prej 2018-ës. Më parë ajo ka ushtruar detyrën drejtores së Departamentit për Kufirin dhe Migracionin pranë Policisë së Shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese