Hapësire reklamuese


Aktualitet

Ahmed Kalaja nxjerr PAMJET: Ky është i riu që po grabit xhamitë e Tiranës, shpërndajeni sa më shumë!

Shkruar nga Newsbomb
Ahmed Kalaja nxjerr PAMJET: Ky është i riu që po grabit
I riu qe po grabit xhamite e Tiranes

Hoxha i Xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja ka publikuar në llogarinë e tij pamjet e një të riu që po grabit xhamitë e Tiranës. Siç shihet dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, i riu mban kapele dhe një maskë kirurgjikale në fytyrë.

Ahmed Kalaja ngre dyshime se hajduti mund të jetë minoren dhe mustaqet të jenë fallco, sepse ai qëllimisht e ul maskën përballë kameras. Megjithatë, nëse rasti do të hetohet nga Policia e Tiranës, mbetet për t’u parë se kush është ai dhe cilat xhami ka grabitur.  

“Ky legeni ka vjedhur para pak ditësh edhe arkën e Xhamisë së Laprakës. Mundet të jetë ndonjë minoren me mustaqe fallco. Fakti që zbulon mustaqet para kamerave duket sikur e bën qëllimisht. Ose thjesht s’e duron dot maskën.

Duhet me e përhapur që ta kenë parasysh xhamitë e tjera. Te ne e ka kryer vjedhjen nga ora 9.30 e mëngjesit. Tamam në atë kohë që s’ka punë njeri në xhami”, shkruan hoxha Ahmed Kalaja, duke u bërë thirrje dhe drejtuesve të xhamive të tjera të bëjnë kujdes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese