Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çahet diga e hidrocentralit në Bunec, ujërat përmbytin zonën dhe bllokojnë rrugën

Shkruar nga Newsbomb

Çahet diga e hidrocentralit në Bunec, ujërat përmbytin

Një sasi prej mbi 15 mijë metra kub ujë u shkarkua papritur nga ujëmbledhësi i hidrocentralit në fshatin Sasaj, në Sarandë, pasi diga pësoi një çarje rreth mesditës së sotme.

Vërshimi masiv i ujit mbushi përrenjtë dhe përmbyti zonën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe bllokuar për më shumë se dy orë rrugën nacionale Sarandë-Himarë, në segmentin pranë Bunecit.

Uji arriti deri në plazhin e Bunecit, ku dëmtoi kabina elektrike dhe rreth 12 biznese të vogla, kryesisht ato sezonale. Për pastrimin e rrugës u angazhuan zjarrfikësit e Himarës, pasi një çift turistësh me dy fëmijë mbetën të bllokuar në zonë.

Sipas banorëve, përmbytja shkaktoi dëme edhe në pemëtari dhe solli rrëshqitje gurësh në rrugë. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese