Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Agron Llakaj jep lajmin e trishtë: Gjysma ime më e mirë, gruaja Kostandina iku drejt Parajsës

Shkruar nga Newsbomb
Agron Llakaj jep lajmin e trishtë: Gjysma ime më e mirë, gruaja
Agron Llakaj me bashkeshorten, Kostandina

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka ndarë me ndjekësit lajmin e trishtë se bashkëshortja, Kostandina ka ndërruar jetë. Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, ajo ka mbyllur sytë mbrëmjen e djeshme, datë 24 Maj.

"Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës", shkruan Agron Llakaj, teksa njofton familjarë, miq e shokë për ngjarjen e trishtë në familje.

Homazhet për bashkëshorten e ndjerë të aktorit do të zhvillohen sot, ditë e shtunë në "Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë) dhe pasdite, në orën 15.00 Kostandina do të përcillet për në banesën e fundit, në Varrezat e Sharrës.

"Pas nje beteje te gjate me nje semundje te rende…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës. Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina,mami i Alkides dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nena e Teos dhe Brus.

Homazhet do të zhvillohen nesër në "Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë). Ceremonia e varrimit në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës", shkruan Agron Llakaj në mesazhin e tij, shoqëruar me një fotografi të bashkëshortes.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllimet familjes Llakaj për ikjen e njeriut të shtrenjtë të zemrës!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese