Hapësire reklamuese

Aktualitet

Agjenti i infiltruar i futi në kurth, FOTO: Këta janë të arrestuarit me 1 kg kokainë te "Myslym Shyri"

Shkruar nga Newsbomb
Agjenti i infiltruar i futi në kurth, FOTO: Këta janë të
Tre te arrestuarit me kokaine ne Tirane

Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi janë tre shtetasit e arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në zonën e "Myslym Shyrit". Këta persona janë me banim në Tiranë dhe janë futur në kurth nga një agjent i infiltruar.  

Ai ka pretenduar se do të blinte kokainë dhe në momentin kur Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi kanë shkuar ta dorëzonin "bukën", menjëherë janë arrestuar në kushtet e flagrancës.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën "Myslym Shyri" shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit fizik ndaj Paolo Shytit, gjetën 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Ndërkohë, shoqëruesi i 35 vjeçarit, Ervin Rakipi ka kundërshtuar policët duke mos ju bindur urdhrave.

Agjenti i infiltruar i futi në kurth, FOTO: Këta janë të
Tre te arrestuarit me kokaine ne Tirane

Shtetasi tjetër, Xhelo Ajasllari 23 vjeç nuk raportohet të ketë kundërshtuar punonjësit e policisë, por ëhstë arrestuar në kushtet e flagrancës bashkë me dy miqtë e tij. Nga ana e oficerëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, është sekuestruar kokaina, një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar.

Tashmë, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Tempulli 3", në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Collaboration 3". 

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Paolo Shyti, 35 vjeç, Xhelo Ajasllari, 23 vjeç, dhe Ervin Rakipi, 43 vjeç, të tre banues në Tiranë. 

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën "Myslym Shyri", shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Paolo Shyti, shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi Ervin Rakipi nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.     

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese