Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Afera e sterilizimin, Ilir Beqaj mbyllet sërish në SPAK për të lexuar dosjen

Shkruar nga Newsbomb
Afera e sterilizimin, Ilir Beqaj mbyllet sërish në SPAK për
Ilir Beqaj

Ish-ministri socialist Ilir Beqaj, vazhdon përballjen me drejtësinë në Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme, pasi akuzohet koncesionin e sterilizimit dhe shpërdorimin e fondeve gjatë kohës që drejton te Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.

Beqaj ka shkuar sot në SPAK, ku është “mbyllur” për të lexuar dojen voluminoze ndaj tij, pasi mëq herët ai ka refuzuar që të paguajë shumë prej 120 mijë lekësh të reja që i është kërkuar nga SPAK, për marrjen në dorëzim të materialeve hetimore.

Bashkë me avokatin ai ndodhet në ambientet e SPAK, ku pritet të qëndrojë gjatë gjithë ditës për të lexuar aktet e dosjes.

Si një ndër zyrtarët më të lartë të mazhorancës socialiste, Ilir Beqaj është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” para një hetuesi apo oficeri të Policisë Gjyqësore një herë në javë, çdo të premete në orën 15.30.

Gjithashtu, Ilir Beqajt i është komunikuar dhe masa e dytë “Ndalim i daljes jashtë vendit”.

Në Gusht të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme arrestoi ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim, lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milionë euro 8 vjet më parë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese