Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Afera “5D” nxjerr sërish në protestë opozitën, bllokohet qarkullimi para Bashkisë së Tiranës, Policia apel qytetarëve: Përdorni këto rrugë

Shkruar nga Newsbomb
Afera “5D” nxjerr sërish në protestë opozitën,
Foto nga protestat e kaluara

Dosja “5D” do të nxjerrë sërish para Bashkisë së Tiranës këtë të premte opozitën. Mësohet se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partia Demokratike do të protestojnë përsëri ditën e sotme para ambienteve të Bashkisë së Tiranës ku dhe do të kërkojnë për të disatën herë dorëheqjen e kryetarit të këtij institucioni, Eion Veliajt.

Lidhur me këtë tubim që do të zhvillohet në orën 11:00 Policia e Shtetit ka bërë me dije se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesore pranë Bashkisë së Tiranës.

Blutë e kryeqytetit u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundimin e tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

“Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Sakaq kujtojmë se ditën e djeshme neësbomb.al raportoi se Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët veprojnë nën urdhrat e prokurorëve të posaçëm të SPAK, kanë qenë ditët e fundit në ambientet e Bashkisë së Tiranës.

Këtë informacion e bëri me dije politikani demokrat Belind Këlliçi, një nga denoncuesit më zëshëm të aferave të lidhura me institucionin e drejtuar nga Erion Veliaj. Sipas tij, shumë dosje janë sekuestruar për "5D" dhe inceneratorin e Tiranës.

"Mesa jam informuar, në ditët e fundit ka pasur një vizitë në Bashkinë e Tiranës, ku janë zbatuar disa kërkesa dhe porosi të lëna nga Gjykata e Posaçme e Apelit në raport me dosjen 5D dhe atë të inceneratorit të Tiranës. Ka pasur një sërë sekuestrimesh të dosjeve të tjera që janë të përfshira në këto dy skandale", është shprehur Belind Këlliçi në Euroneës Albania.

Bashkia e Tiranës ka qenë dhe ndodhet dhe aktualisht në "lupën" e Prokurorisë së Posaçme, pasi disa nga drejtorët më të rëndësishëm në këtë institucion dhe njëherësh njerëzit më të afërt të kryetarit Erion Veliaj, janë arrestuar dhe aktualisht ndodhen në qeli.

Bëhet fjalë për Taulant Tushën, i arrestuar fillimisht për inceneratorin e Tiranës dhe më pas me një akuzë të dytë për kompaninë "5D Konstruksion", si dhe Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Namik Simixhiun.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese