Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës përsëri më rritje rekord për muajin prill 2024

Shkruar nga Newsbomb

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës përsëri më rritje

Kryeministri Edi Rama ka theksuar përsëri arritjen e shifrave rekord edhe për muajin prill 2024 duke konfirmuar kështu se, sipas tij, Shqipëria është padyshim një destinacion turistik i mirënjohur.

Ai ka ndarë një postim ku shihet se trafiku i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës renditet përsëri në vend të parë, me një rritje prej 260,8% krahasuar me vitin 2019. Kjo është një matje që Airports Council International (ACI) zhvillon muaj pas muaji për të gjurmuar rikuperimin nga vitin 2019, kur ndodhi pandemia.

Sipas kryeministrit Rama, ky zhvillim është një fakt i Shqipërisë së rilindur turistike dhe se ajo që po ndodh, po ndikon drejtpërdrejtë në jetët e njerëzve me rritje në ekonominë e kujtdo që ka lidhje me zinxhirin e vlerës së industrisë së turizmit, duke përfshirë rritjen e të ardhurave, rritjen e investimeve në infrastrukturën e mikpritjes dhe zgjerimin e mundësive të punësimit me paga të përmirësuara në sektorin e shërbimeve.

Ky fluks i shtuar turistësh kanë si portë kryesore hyrëse në Shqipëri, Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës që falë investimeve të Kastrati Group rrit vazhdimisht kapacitetet dhe sjell gjithmonë e më shumë linja të reja për të përmbushur sa më mire lidhjen e të huajve me Shqipërinë por edhe të Shqiptarëve me botën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed