Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet drejt Zagrebit

Shkruar nga Newsbomb
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet drejt Zagrebit
Pamje nga ceremonia në aeroport

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka zgjeruar listën e destinacioneve duke shtuar edhe fluturimin më të ri drejt Zagrebit, Kroaci. Croatia Airlines ka kryer sot fluturimin e saj të parë në linjën Zagreb-Tiranë.

Për të inauguruar fluturimin e parë nga Zagrebi në Tiranë, në Aeroportin e Tiranës u mbajt një ceremoni mirëseardhjeje për të përshëndetur pasagjerët e parë që mbërritën në Tiranë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet drejt Zagrebit
 

Marija Pavić, Drejtore e Shitjeve në Croatia Airlines, tha: “Jemi të lumtur që këtë vit kemi përfshirë Tiranën në rrjetin tonë të destinacioneve ndërkombëtare dhe që do të lidhim Tiranën drejtpërdrejt me Zagrebin, kryeqytetin e Kroacisë. Shpresoj që të gjithë pasagjerët, pavarësisht nëse udhëtojnë për biznes apo për kënaqësi, do të përfitojnë nga ky opsion i ri udhëtimi i disponueshëm për ta që sot. Shpresoj gjithashtu që kjo lidhje direkte ajrore mes kryeqyteteve të Kroacisë dhe Shqipërisë të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe miqësore mes dy vendeve tona.”

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet drejt Zagrebit
 

Croatia Airlines do të lidhë Zagrebin dhe Tiranën drejtpërdrejt deri në mes të tetorit të këtij viti dy herë në javë, të premteve dhe të dielave.

Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i aeroportit, u shpreh: “Nisja e fluturimeve me Croatia Airlines në TIA është një shenjë e sigurt se aeroporti është dhe do të mbetet tërheqës për të gjithë operatorët prestigjozë, në këtë rast edhe duke forcuar pozicionimin e Star Alliance në aeroportin tonë. Falë vizionit largpamës të Kastrati Group, kjo linjë do të mbushë një boshllëk të madh në rrjetin e linjave të TIA-s, duke lidhur më në fund Tiranën dhe Zagrebin, pikërisht në kohë për Euro2024!”

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet drejt Zagrebit
 

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nën menaxhmin e Kastrati Group, po zgjeron në mënyrë të vazhdueshme listën e destinacioneve sezonale dhe të përhershme. Falë vizionit dhe investimeve konkrete, aeroporti është shëndërruar në një qëndër të rëndësishme rajonale për pasagjerët që udhëtojnë nga e gjithë bota.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet drejt Zagrebit
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese