Hapësire reklamuese


Aktualitet

Aeroporti i Vlorës merr kodin për shitjen e biletave nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror

Shkruar nga Newsbomb
Aeroporti i Vlorës merr kodin për shitjen e biletave nga Shoqata
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO.

Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. IATA është niveli më i lartë i udhëtimit me avion sipas standardeve globale, me kompanitë ajrore më të fuqishme, me çmime të favorshme dhe më të lira se në faqet e tyre zyrtare dhe për këtë duhet akreditimi i agjencisë së udhëtimit nga IATA.

Aeroporti i Vlorës merr kodin për shitjen e biletave nga Shoqata

Punimet në këtë aeroport janë drejt fundit, ndërkohë që qeveria pak ditë më parë ka bërë publike se “Air Albania” në ditët e para të muajit Maj, do të bëjë fluturimin inaugurues duke prekur pistën më të madhe në Ballkan, 3.2 kilometra.

Kjo u lejon agjencive të udhëtimit të shesin bileta në emër të kompanive ndërkombëtare ajrore lider në treg.

Aeroporti i Vlorës, do të jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit. Ai do të funksionojë me 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë dhe do të shtrihet në 22 mijë metra katrorë terminal.

Sipas Unionit Turistik Shqiptar, ezonin veror të këtij viti ky aeoport do të funksionojë vetëm për avionët charter me tursitë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese