Hapësire reklamuese


Aktualitet

Administrata Trump planifikon shkurtime në Departamentin e Shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Administrata Trump planifikon shkurtime në Departamentin e Shtetit
DASH

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vendosur një sërë masash të tjera shtrënguese.

Një projekt-draft propozon një ristrukturim të thellë të Departamentit të Shtetit, duke filluar nga operacionet në Afrikë deri te mbyllja e ambasadave dhe konsullatave në të gjithë kontinentin.

Sipas asaj që mediat e huaja bëjnë me dije, bazuar një draftin e propozuar nga administrata Trump, mësohet se disa zyra në selinë qendrore të Departamentit të Shtetit do të mbyllen. Këto zyra merren kryesisht me çështje si ndryshimet klimatike, refugjatët, si dhe çështje të demokracisë dhe të drejtat e njeriut.

Disa nga idetë janë diskutuar mes zyrtarëve amerikanë gjatë javëve të fundit, megjithatë nuk është e qartë sa do të pranohet ky draft. Disa elemente të këtij projekti mund të ndryshojnë para shqyrtimit përfundimtar në Shtëpinë e Bardhë, ose përpara se presidenti Trump ta nënshkruajë atë, nëse ai vendos ta bëjë këtë.

Pikat kryesore të draftit të urdhrit ekzekutiv:

-Mbyllje e ambasadave dhe shkurtim i diplomatëve: Një nga ndryshimet më drastike është mbyllja e Ambasadës dhe konsullatave në Afrikën Sub-Sahariane deri më 1 tetor 2025.

-Riorganizimi i diplomacisë: Drafti propozon krijimin e katër trupave: Trupa e Eurazisë (Evropa, Rusia, Azia Qendrore), Trupa e Lindjes së Mesme (shtetet arabe, Irani, Pakistani dhe Afganistani), Trupa e Amerikës Latine dhe Trupa Indo-Paqësor.

-Shkurtim i burimeve dhe përdorimi i inteligjencës artificiale: Drafti propozon zgjerimin e përdorimit të inteligjencës artificiale për të ndihmuar në hartimin e dokumenteve, zhvillimin e politikave dhe planifikimin operativ.

-Heqja e zyrave për çështjet e demokracisë dhe të drejtat e njeriut: Zyrat që merren me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe refugjatët do të mbyllen, dhe po ashtu do të eliminohet pozita e të dërguarit të posaçëm për klimën.

-Zgjerimi i kritereve të punësimit: Do të mbyllen provimet për diplomatët e rinj dhe do të vendosen kritere të reja rekrutimi që përfshijnë “përputhjen me vizionin e presidentit për politikën e jashtme.

Ky është vetëm një nga disa dokumente të brendshme që kanë qarkulluar në administratën Trump, të cilat paraqesin propozime për ndryshime të mëdha në Departamentin e Shtetit. Një tjetër dokument sugjeron një ulje të buxhetit të agjencisë me 50% për vitin e ardhshëm fiskal, ndërsa një tjetër propozon mbylljen e 10 ambasadave dhe 17 konsullatave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese