Opinionisti i Big Brother Vip Kosova, Milaim Zeka ka bërë një postim në rrjetet sociale, gjë që e ka bërë që të jetë edhe kryefjalë në mediat rozë.
Ai ka postuar një video, ku Lela shfaqet e ulur në një mënyrë jo shumë etike. Pikërisht këtë e ka publikuar Milaimi teksa me ironi shkruan “hapet televotimi”.
Për këtë ka reaguar publikisht edhe bashkëopinionistja, Olta Gixhari, e cila shkruan se nuk i ka hije Zekës ky reagim pasi është familjar dhe baba.
“A të ka hije Milaim në këtë moshë me familje e fëmijë të përfshihesh në shaka seksuale si para adoleshent. Kjo situatë na kujton se sa lehtë figurat publike sidomos gratë mund të bëhen objekt kritikash të padrejta”, shprehet ajo mes tjerash në postimin e bërë.
Postimi i plotë:
Sa gjest i vogël të përfitosh nga dobësia e një gruaje. Fshehurazi, pas krahëve ndërkohë që ajo nuk është as e vetëdijshme për situatën. Rendohet ky veprim e bëhet i pafalshëm kur vjen nga një burrë, i cili është dhe pjesë e produksionit. A të ka hije Milaim, në këtë moshë, me familje e fëmije, të perfshihesh në shaka seksuale si para-adoleshent? Kjo situatë na kujton edhe njëherë se sa lehtë figurat publike, sidomos gratë, mund të bëhen objekt kritikash të padrejta.
Është e rëndësishme të kemi mirëkuptim dhe mirësi, edhe në platforma publike si reality shoë. Askush nuk meriton të ndihet i turpëruar apo i poshtëruar për diçka kaq të pafajshme, sidomos nën presionin e madh të të qenit të filmuar 24/7. S'ka asgje qesharake apo të dënueshme në këtë pafajësi.