Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

70-vjeçarit në Patos i shpërthen bombola e gazit, shkon në spital me djegie në trup

Shkruar nga Newsbomb
70-vjeçarit në Patos i shpërthen bombola e gazit, shkon në
Foto ilustruese

Një 70-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi i ka shpërthyer bombula e gazit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Manekaj ku të moshuarit i ka shpërthyer në banesë bombula e gazit.

Shtetasi me ininciale F.M u paraqit rreth orës 09:00 në spitalin e Patosit me djegie në trup. Pas ndihmës së parë ai u transportua në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore më të specializuar.

“Rreth orës 09:00, në spitalin e Patosit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi F. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Manekaj, me djegie në trup, që dyshohet të jenë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, në banesën e tij.  Ky shtetas po transportohet në spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese