Hapësire reklamuese


Aktualitet

70-vjeçari masakron me thikën e kuzhinës nusen e djalit, e qëllon në kokë dhe në trup (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
70-vjeçari masakron me thikën e kuzhinës nusen e djalit, e
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, në Castelnuovo Garfagnana, ku një shtetas shqiptar ka masakruar me thikë nusen e djalit të tij.

Autori i kësaj ngjarje është identifikuar si Luan Xaxhi, 70-vjeç. Ky shtetas pas një debati me 28-vjeçaren ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka qëlluar disa herë të renë.

Ajo ka marrë plagë të forta në kokë dhe në disa pjesë të trupit, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët njoftuan policinë, pasi dëgjuan të bërtiturat e 28-vjeçares. Sapo efektivët mbërritën në banesë bënë të mundur arrestimin e shqiptarit, ndërsa e reja u transportua drejt spitalit ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu, karabinierët gjatë kontrollit i gjetën 70-vjeçarit në xhep biletat që kishte prerë për t’u kthyer në Shqipëri.

Lidhur me këtë ngjarje policia vendase është duke vijuar me hetimet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese