Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

70 milionë lekë dekor për festat e fundvitit, Korça në krye të bashkive me zbukurimet e Vitit të Ri

Shkruar nga Newsbomb
70 milionë lekë dekor për festat e fundvitit, Korça
Korça e zbukuruar per fundvit (arkive)

Krishtlindja dhe festa e ndërrimit të viteve janë në prag dhe bashkitë në çdo cep të Shqipërisë kanë nisur të zbukurojnë rrugët dhe qendrat e qyteteve. Newsbomb.al ka kryer një verifikim të thjesht në databazën e Agjencisë së Prokurimeve Publike, për çdo tender të hapur nga bashkitë.

Vendin e parë e mban Bashkia e Korçës, e drejtuar nga socialisti Sotiraq Filo, e cila ka vendosur të shpenzojë më shumë se 70 milionë lekë të vjetra, duke përfshirë dhe TVSH, për zbukurimet e fundvitit.

Bëhet fjalë për shirita dekorativ, llampa, kabëll dhe pajisje të tjera për zbukurimin e ambineteve të ndryshme në qytetin e Korçës, i cili vitet e fundit është kthyer në një nga atraksionet më të vizituara për Krishtlindje dhe Vitin e ri. Kjo bashki ka shpenzuar 37 milionë lekë për tre instalacione, që përfshin një bredh, një shandan dhe strukturë metalike, dhe 34 milionë lekë për drita.

70 milionë lekë dekor për festat e fundvitit, Korça
Shpenzimet e Bashkise se Korçes per zbukurimet e fundvitit

Nuk mbetet pas as Bashkia e Kavajës, e cila edhe përse një bashki e vogël, ka vendosur të shpenzojë më shumë se 47 milionë lekë, për dekorin festiv të qytetit. Kjo njësi drejtohet nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja.

70 milionë lekë dekor për festat e fundvitit, Korça
Shpenzimet e Bashkise Kavaje per zbukurimet e fundvitit

Bashkia e Vlorës e drejtuar nga socialisti Ermal Dredha do të ketë këtë fundvit një pamje ndryshe. Edhe ajo ka vendosur të shpenzojë më shumë se 47 milionë lekë të vjetra për drita dhe zbukurime të tjera për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

70 milionë lekë dekor për festat e fundvitit, Korça
Shpenzimet e Bashkise Vlore per zbukurimet e fundvitit

Një atmosferë të veçantë do të kenë në qytetin e tyre edhe banorët e Bashkisë Shijak. Kryebashkiaku socialist Enton Arbana ka njoftuar një tender me fond limit 16 milionë lekë në Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe oferta fituese me rezultat final ka qenë mbi 18 milionë lekë.

70 milionë lekë dekor për festat e fundvitit, Korça
Shpenzimet e Bashkise Shijak per zbukurimet e fundvitit

Po ashtu, rezulton se janë dhe një numër bashkish të tjera të cilat kanë shpenzuar shumë për zbukurimin e qendrave të tyre, por nuk kanë hapur tendera të veçantë, por i kanë mbuluar me fondet e drejtorive përkatëse.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese