Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e bluve të Shkodrës pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se shtetasi E.T ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 28-vjeçare dhe një 29-vjeçare.
“Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë shtetasin E. T., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase 28 dhe 29 vjeçe”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.
Ndërkohë, një 64-vjeçar është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në një ndërtesë të pabanuar në Koplik. Si pasojë është djegur një sasi bimësh medicionale që ndodheshin brenda banesës.
“Ky komisariat gjithashtu referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. S., 64 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në një ndërtesë të pabanuar, në Koplik, dhe si pasojë është djegur një sasi bimësh medicionale që ndodhej brenda banesës”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme