Hapësire reklamuese

Aktualitet

61-vjeçari nga Kosova arrestohet në Shqipëri, ishte në kërkim për vrasje në tentativë

Shkruar nga Newsbomb
61-vjeçari nga Kosova arrestohet në Shqipëri, ishte në
Foto ilustruese © Credits Policia e Shtetit

Një 61-vjeçar nga Kosova është arrestuar në portin e Durrësit, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, por që kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet në Bullgari. Shtetasi kosovar akuzohet për tentativë për vrasje dhe për vjedhje në rrethana rënduese.

"Si rezultat i intervistimeve të detajuara dhe verifikimeve të tjera të kryera me qëllim parandalimin e lëvizjes së kundërligjshme të shtetasve që janë të shpallur në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia e PKK Port Durrës, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Sofias, ndaloi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Bullgari, shtetasin kosovar Z. H., 61 vjeç.

Ky shtetas, i dënuar më parë në Bullgari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e këtij shteti, pasi i është caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”, njofton policia. 

Vijon bashkëpunimi për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Bullgari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese