Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

6 persona e qëlluan për vendparkimin, policia zbardh sherrin në Shkodër ku mbeti i plagosur një 62-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb

6 persona e qëlluan për vendparkimin, policia zbardh sherrin në

Policia e Shkodrës ka zbardhur sherrin e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër ku mbeti i plagosur me sende të forta një 62-vjeçar.

62-vjeçari, Vladimi Bruçi mbeti i plagosur pas një sulmi nga 6 shtetas, ku një prej tyre, Edmond Sakicaj është arrestuar ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.

Policia sot ka zbardhur rrethanat e konfliktit të ndodhur mesditën e djeshme, në rrugën “Pogej”, ku sqaron se sherri ka nisur për vendparkimin e automjeteve. Këta 6 shtetas kanë nisur të godasin me sende të forta 62-vjeçarin dhe më pas e lanë të shtrirë në tokë, ndërsa vete u larguan pa mbërritur policia.

Në vijim të veprimeve procedurale:

u arrestua shtetasi 47 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit 23 vjeç, 27 vjeç, 31 vjeç,  24 vjeç dhe A27 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Këta shtetas kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta, gjatë konfliktit për vendparkimin e automjeteve, shtetasin, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi ka patur me vete armë zjarri, ndërsa shtetasi dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e ngjarjes.

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese