Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite ku një 58-vjeçar ka ndërmarrë aktin tragjik, duke i dhënë fund jetës.
Sipas njoftimit të Policisë mësohet se shtetasi me ininciale L.K, 58-vjeç është hedhur nga lartësia e një ndërtese dhe si pasojë e plagëve të marra fatkeqësisht ka humbur jetën në spital.
Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi L.K, vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.01.2025, në afërsi të Tegut, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese shtetasi L.K, 58 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.