Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

51 ministrat që Edi Rama u bëri nderin e jetës!

Shkruar nga Newsbomb
51 ministrat që Edi Rama u bëri nderin e jetës!
Numri i ri i Revistes Newsbomb.al, ne te gjitha pikat e shitjes

Nga NEWSBOMB.AL

Që prej vitit 2013 kur socialistët morën pushtetin, pakkush mund të artikulojë se kujtdo që kontribuoi në fitoren e kësaj force politike, nuk iu dha shanci të shërbente njëherë në funksione të ndryshme. Në një mbledhje në fillim të majit, Edi Rama artikuloi se zgjedhësit jo vetëm socialistë, u bënë këtyre njerëzve “nderin e jetës”. Por si duhet të vlerësohen 51 ministrat socialistë të këtyre 11 viteve qeverisje? Kush janë ministrat më në zë që ndoshta planifikojnë edhe pasardhësin, - nëse Rama vendos të largohet, - dhe të tjerë që hyn e dolën nga qeveria pa e kuptuar fare zyrën ku ishin vendosur dhe punën që duhet të kryenin?

Ishte 7 maji 2024 kur Edi Rama në një mbledhje të pazakontë të përbashkët të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të tij, bëri për dush të ftohtë çdo zyrtar socialist, duke parathënë raprezaljen që do të vinte më pas.

PS, e ndodhur në pushtet prej shtatorit të 2013, është e para parti në pluralizëm që ka fituar tre mandate rresht, por që duket se sfidën e ka me veten, prodhimin e korrupsionit brenda saj, dhe me të vërtetën e madhe të artikuluar nga kryeministri që gjithkujt që ka pasur një zë, i është bërë NDERI I JETES për të qenë në krye të dikastereve, drejtorive, bashkive të ndryshme. Në një analizë të punës së qeverive “Rama” në 11 vjet, duhet thënë se janë shënuar disa arritje, por ka pasur edhe dështime, në të dy rastet, me peshë historike në raport me përvojat tona qeverisëse gjatë gjithë tranzicionit.

Për shembull, asnjë kryeministër dhe qeveri tjetër nuk ka pasur përfaqësim më të lartë gjinor sesa qeverisjet e PS-së (49% e ministrave), si dhe disa prej reformave të mandatit të parë (reforma territoriale, reforma tatimore, reforma arsimore, reforma në organet ligjzbatuese dhe reforma në drejtësi) përbëjnë disa nga arritjet më të rëndësishme politike të dy dekadave të fundit.

Nga ana tjetër, e njëjta qeveri që inicoi reforma më 2013-2017 (ndalimi i kanabis, ndalimi i ndërtimeve pa leje, lufta ndaj informalitetit financiar, memorandumi për kullat e larta në Tiranë, kontrolli i territorit dhe legalizimi i pronësisë, lufta ndaj informalitetit në shoqëri dhe reforma në drejtësi, etj), inicoi masa të kundërta me to gjatë mandateve pasuese, sidomos pas 2021 (legalizimi i kanabis, kullëzimi i hapësirave publike, kalimi i zonës bregdetare tek oligarkët e rinj, amnistia fisnale, ndalimi i procesit të rikthimit të pronave dhe ndikimi informal në instituicione dhe në sistemin e drejtësisë). Kjo është kosto jo vetëm e një vendi të vogël me burime të kufizuara njerëzore, por edhe e kalkulimeve elektorale.

Asnjë kryeministër nuk ka pasur më shumë sukses elektoral sesa Edi Rama, por asnjë kryeministër nuk ka aktivizuar në funksione elektorale individë të inkriminuar, përfshirë emërimin deputetë, sesa Edi Rama. Asnjë kryeministër më parë nuk ka bërë më shumë përpjekje sesa Rama për formalizimin e shtetit dhe ekonomisë (imponoi faturat deri tek blerja e byrekëve apo kafeve në lagje), ndërkohë që asnjë kryeministër tjetër nuk ka ndarë prona shtetërore e publike në mënyrë më klienteliste sesa Rama.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 36-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Gusht dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese