Prokuroria e Posaçme njofton këtë të shtunë se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Arben Lenës, kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë dhe gjashtë shtetasve të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të korruptojnë gjyqtarët.
Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara në funksion të hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar, se të pandehurit Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në formën aktive.
Ata kanë dhënë përftimi të parregullt prej 5.000 Euro, me qëllim ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë dhe lehtësimin e pozitës proceduriale të të pandehurit Blerand Kozici, i cili po hetohej nën efektin e masës së sigurimit “arrest në burg“, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec (për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”).
Të pandehurit Arben Lena dhe Dajana Kodra (Ninga), kanë konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, në formën pasive, të marrjes së përfitimit të parregullt, duke premtuar se do të ushtronin ndikim të paligjshëm te gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë, me qëllim lehtësimin e pozitës procedurale të të hetuarit Blerand Kozici.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal Nr.07, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve:
Arben Lena, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25 i Kodit Penal, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Korçë;
Nikolla Hafësllari, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal;
Nikolla Jesku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal;
Dajana Kodra (Ninga), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25, i Kodit Penal, avokate pranë Dhomës së Avokatisë Korçë;
Dritan Tabaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300, i Kodit Penal;
Blerand Kozici, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal;
Artiana Kozici, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal.
Njoftim për shtyp - Prokuroria e Posaçme datë 06.04.2024

Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara në funksion të hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar, se të pandehurit Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/2 – 25, i Kodit Penal, në formën aktive, të dhënies së përftimit të parregullt prej 5 000 Euro, me qëllim ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë dhe lehtësimin e pozitës proceduriale të të pandehurit Blerand Kozici, i cili po hetohej nën efektin e masës së sigurimit “arrest në burg“, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec (për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal).
Të pandehurit Arben Lena dhe Dajana Kodra (Ninga), kanë konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25, i Kodit Penal, në formën pasive, të marrjes së përfitimit të parregullt, duke premtuar se do të ushtronin ndikim të paligjshëm te gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë, me qëllim lehtësimin e pozitës procedurale të të hetuarit Blerand Kozici.
Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë