Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

500 milionë lekë për kokat e "Sakatit" dhe "Qorrit", Nard Çami ekstradohet nga Spanja

Shkruar nga Newsbomb
500 milionë lekë për kokat e "Sakatit" dhe
Leonard Luzi - Ekstradimi ne Rinas

Leonard Luzi alias Leonard Sejno, i akuzuar nga Gjykata e Posaçme për porositjen e dy vrasjeve me pagesë në qytetin bregdetar të Vlorës, është ekstraduar nga Spanja dhe mbrëmjen e djeshme ka ardhur i shoqëruar nga oficerët në Rinas.

47 vjeçari njihet në qytetin bregdetar dhe qarqet kriminale me nofkat "Nard Çami" dhe "Daku". Për shkak të konflikteve me eksponentë të tjetër të krimit në Vlorë, ai porositi vrasjen e tyre për 500 milionë lekë.

Gjykata e Posaçme ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

500 milionë lekë për kokat e "Sakatit" dhe
Inez Hajrulla - Atentati ne Vlore vite me pare

47 vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, kishte organizuar vrasjen e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla.

Këto vrasje do të kryheshin nga shtetasi Amarildo Nikolli, tashmë me statusin e penduar i drejtësisë pasi ka pranuar të tregojë në SPAK për porosinë që kishte marrë, si dhe ngjarjet e tjera kriminale për të cilat mund të kishte dijeni ose kishte marrë pjesë.

Nikolli u ndalua verën e dy viteve më parë në qytetin bregdetar, teksa shkonte për të kryer vrasjen, falë një operacioni të mirëorganizuar nga Blutë e Vlorës, tyë cilët e kapën në flagrancë me armët në çantë dhe mjetet e tjera që i duheshin për kryerjen e krimit.

500 milionë lekë për kokat e "Sakatit" dhe
Amarildo Nikolli dhe partnerja e tij, Gjovana

Ervis Matodashaj njihet në Vlorë me nofkën "Qorri", kurse Inez Hajrulla me nofkën "Sakati". Ai ka mbetur i paralizuar për shkak të një atentati të rëndë që ju bë disa vite më parë në Lungomare, ku fatkeqësisht humbi të dyja këmbët.

"Si rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve të Shqipërisë dhe Spanjës, në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit, u ekstradua nga Spanja, shtetasi Leonard Luzi alias Leonard Sejno, 47 vjeç, i lindur në Vlorë", njofton Policia e Shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese