Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Durrësit. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se shtetasi me ininciale Xh.M, banues në Tiranë është gjetur i pajetë në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar.
Nga kqyrja paraprake të trupit të tij nuk janë kosntatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën për shkak të shkaqeve natyrale.
Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen dhe për të zbardhur më tej arsyet e vdekjes së tij.
Sondazh
Poll